Të hënë do të shqyrtohet gjendja me virusin, tha Filipçe

Të hënën do të bëhet vlerësimi nëse ka nevojë për restrikcione të reja do të cilat do të ishin në drejtim të rritjes së kohëzgjatjes së orës policore dhe shkurtimit të punës së objekteve hotelierike por tani për tani nuk është duke u menduar për masa restriktive shtesë.

Vlerësim i Komisionit për Sëmundje Infektuese tani për tani është se për fundjavë dhe në fillim të javës së ardhshme do të kemi rezultate nga ora policore që ishte vendosur para dhjetë ditësh.

Konstatimi dhe qëndrimi është se në fillim të javës së ardhshme do të bëjnë vlerësim të ri.

“Jemi të gatshëm të rekomandojmë edhe restriksione shtesë, por në konsultat e përditshme edhe me ekipin që i koordinon pranimet në kapacitetet spitalore, gjithsesi edhe anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektuese, tani për tani vlerësojmë se restriksione shtesë nuk nevojiten”, deklaroi dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Për nxënësit e klasës së parë deri në klasë të tretë nëse planifikohet ta ndjekin mësimin onlajn, në përgjithësi tha se kjo nuk ka të bëjë për territorin e të gjithë shtetit dhe për të gjitha shkollat.

“Bëhet fjalë për shkolla të veçanta atje ku ka vlerësim nga epidemiologët se kjo masë duhet të rekomandohet, ndërsa për mbrojtjen e nxënësve dhe mësimdhënësve në ato klasë. Do të thotë tani rekomandimi është të vazhdojë kështu siç është planifikuar sistemi”, tha Filipçe.

Gjendja me Kovid-19 nëpër kopshtet e fëmijëve, siç tha dje ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, është stabile dhe ato ngelen edhe më tej të hapura. situata ndiqet vazhdimisht dhe masa të reja mund të sillen në pajtim me zhvillimin e gjendjes epidemiologjike. Shtoi se çdo javë bëhet llogaritja e të punësuarve pozitivë dhe fëmijëve që shkojnë në kopsht.

Ndalesa për lëvizje për njerëzit në periudhë kohore prej orës 22 deri në orën 5 të mëngjesit ishte vendosur më 10 mars, ndërsa e njëjta duhet të përfundojë më 22 mars./TV21