Bisedimet mes palëve po vazhdojnë mirëpo akoma pa gjetur ndonjë pajtim konkret, transmeton lajmi.net.
Gazeta italiane Gazzetta dello Sport raporton se javën e ardhshme do të mbahet një takim tjetër për të vendosur të ardhmen e lojtarit.
Calhanoglu po kërkon që të marrë një pagë vjetore prej 6 milionë euro, mirëpo Milani nuk është i gatshëm të ofrojë një gjë të tillë.
Ai është bashkuar me Milanin në 2017 dhe ka bërë më shumë se 150 paraqitje për klubin me 29 gola të shënuar.