Gazetari i Sportitalia TV, Gianluigi Longari, raporton se në garë për lojtarin janë Liverpool dhe Manchester United, transmeton lajmi.net.
24 vjeçari ka impresionuar shumë klube me paraqitjet e tij në Ligën Angleze dhe kësisoj gjigantët e Premierligës janë të gatshëm ta transferojnë atë.
Përpos pesë golave të shënuar deri tani, ai gjithashtu ka edhe pesë asistime në emrin e tij.
Raphinha do të ishte një zgjidhje e mirë për arsye të çmimit që ka dhe padyshim që posedon aftësi të mjaftueshme për të ngritur kualitetin e sulmit të skuadrave.