“Rekord” në Maqedoni: Tetovari ka vozitur 300 km në orë, dënohet me 400 euro dhe i meret leja

Policia të enjten e ka arrestuar 24 vjeçarin me iniciale B.J. nga Tetova, për vozitje të shpejtë. Ai ka vozitur veturën e tij BMW me shpejtësi 300 kilometra në orë në rrugën Tetovë-Gostivar, ka incizuar video dhe videon e ka publikuar në “Tik Tok”, transmeton gazeta Lajm.

Vozitjen e shpejtë ai e ka bë rreth orës 12 e 30 minuta. Në bazë të Ligjit ai është dënuar me 400 euro dhe i është marrë përkohësisht leja.