Shkupi prin me numrin e viktimave nga virusi korona

Nga të dhënat që u kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë, mësohet se kryeqyteti Shkupi prin me numrin e viktimave.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 5 viktima të moshës, 94, 81, 79, 78 dhe 76-vjeçare.

Nga një pacient janë regjistruar në Kumanovë (66vj), Gostivar (61vj) dhe Prilep (76vj), transmeton TV21.

Përndryshe, nga fillimi i pandemisë në vend nga Covid-19 janë infektuar 98.174 persona nga 494.719 teste të realizuara.

Prej tyre, 3.018 persona e kanë humbur jetën, ndërkaq janë shëruar 88.778. Numri i rasteve aktive është 6.378.