Arben Fetai
Pendarovski përsëri paska fyer inteligjencën tonë kolektive duke thënë se ai nuk pajtohet që përkatësia kombëtare të figurojë në dokumente personale.
Taktikë e vjetër e sojuzistëve qytetaristë të Pendarovskit. Instalo hegjemonizëm maqedon duke u fshehur mbrapa vlerave evropiane e tolerancës ndëretnike. Moho identitetin e të tjerëve dhe forco tëndin duke u imponuar bashkësive jo-maqedone kombësi e shtetësi të shpikur “maqedon / shtetas i RMV”.
Më aktual se kurrë konstatimi i Arbën Xhaferit se SDSM kultivon nacionalizëm tinëzak, të kamufluar, që synon të vërë në gjumë faktorin shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Ky lloj nacionalizmi është shumëfish më i rrezikshëm se ai i hapur i subjekteve tjera maqedone.



