Reshat Nexhipi
Po filloj me të fundit. Siç dihet, gjykata e Nishit e dënoi me 15 vjet heqje lirie, për dy vepra penale: „Terrorizëm dhe veprimtari kundër shtetit“, që është dënim maksimal sipas Ligjit Penal jugosllav. „Nuk e pranoj këtë gjykatë, sikurse nuk i pranoj Serbinë as Jugosllavinë. Kjo gjykatë është në shërbim të politikës ditore të regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Nuk brengosem sa do që të më dënoni“, citohet të ketë thënë, para gjykatësve serb.
Rradhën e kanë dr. Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi. Bill Klintoni, për ta, ka thënë: “Kryetar i qeverisë-hije, ishte njeri që fliste me zë të ulët, që dallohej për bartjen e një shalli rreth qafe. Isha i bindur se me Rugovën mund të bënim marrëveshje për paqe, por nuk isha aspak i sigurtë se mund të bënim një gjë të tillë me krahun tjetër kosovar, d.m.th. me UÇK-në, që e drejtonte ai djali i ri-Hashim Thaçi”.
Të lëmë Kosovën dhe të kalojmë te shteti më proshqiptar-SHBA, gjegjësish, të “vizitojmë” Bill Klintonin, më protagonistin për pavarësinë e Kosovës, sepse, në cilësi të Kryetarit të SHBA-ve, urdhëroi aksionin ushtarak, me të cilin forcat serbe u shporën nga Kosova. Urdhërin e kreu sekretari i përgjithshëm i forcave të NATOS, Havier Sollana, më 24 mars në ora 20, të vitit 1999.
Për Klintonin, kemi edhe këtë shënim. Kur biografi i Vashingtonit i tregoi amanetin e këtij të fundit që nënën e ka shqiptare prandaj dhe kombi u saj duhet përkrahur, Klintoni, i paskësh thënë se ,,Pikërisht ky amanet më frymëzoj të bëj atë që bëra,, Përndryshe, i kënaqur dhe i mburur për këtë, Gonxhe Bojaxhiut, në varr, i ka thënë: “Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi që ta çova në vend amanetin tënd. Tashmë populli yt në Kosovë është i lirë dhe po ndërton demokracinë”.
Kontribut të pallogaritshëm për një veprim të tillë të Klintonit, ka dhënë edhe bashkëshortja e tij-Hilari Klinton, e cila, kavizituar Kosovën dhe, veç tjerash, është e para, ose ndër të parat që ka aktualizuar çështjen e Çamërisë, historinë e të cilës e ndërlidhte me atë të Kosovës. Shkurt: ky çift është ndër më të dashurit te shqiptarët e Kosovës dhe jo vetëm.
Merita e madhe e Klintonit është që mundi të bëjë me vehte Anglinë, përmes liderit të saj Toni Bler. E theksova këtë, sepse, Anglia, historikisht, pothuajse, gjithmonë, ka mbajtur anën e Serbisë. Lidhur me Toni Blerin, publicisti i njohur, i ndjeri Qani Mehmedi, në një shkrim të gazetës “Iliria” të Amerikës, 22-24 maj, 2007, theksonte: “Burrat si Toni Bler, jo vetëm që u dëshmuan miq të jashtëzakonshëm të Kosovës, por, ata, ndryshuan dhe raportin e forcave ndërkombëtare në favor të shqiptarëve.
Toni Bler, ,,Mbështetur nga mbretëresha Elizabeta, dha mendimin që krahas bombardimeve të Serbisë, nga ana e NATO-s, të fillonte lufta edhe në teren,, shkruan Mehmedi dhe shton se Bleri, ishte pajtuar me inicijativën e Shoqatës Shqiptare për ngritjen e bustit të Skënderbeut në Londër. Nuk mund të anashkaloj edhe personalitetet në vijim, të cilët, për të mos u mbetur hatri, i evidentoj sipas rendit alfabetik.
Dana Rohrabaçer, anëtar i dhomës së përfaqësuesve të Kongresit Amerikan: “Serbët e Kosovës të pranojnë vendimin e shumicës ose të shkojnë në Serbi,,. (“Faktit” të 26 shtatorit, 2005)
Erhard Busek. Koordinator i paktit të stabilitetit për Evropën Jug-lindore: “Shqiptarët të Kosovës do të fitojnë pavarësinë…Beogradi jeton në botën e mitologjisë”.
Klarku, Komandant i NATO-s: “Jam shumë i nderuar që gjatë jetës sime m’u dha rasti t’i ndihmoj popullit të Kosovës.
Uiliam Valker, ish ambasador i OSBE-së në Kosovë, përfaqësues i parë ndërkombëtar që e definoi si gjenocid luftën e forcave të Millosheviqit në Kosovë, i pari që pa nga afër masakrën e Reçakut, që ndodhi në fillim të vitit 1999, ku u vranë dhjetra civilë shqiptarë.
Viliam Valker. Ai, veç të tjerave, mori pjesë edhe në një mbrëmje kushtuar Ditës së Flamurit në Njujork, më 28 nëntor 2002. Për shkak se shkoi me vonesë, kishte thënë: “Të shkosh te shqiptarët, kurrë s’është vonë”, etj.
Veçova
Helmud Harf. Ky ushtarak i lartë gjerman, pati një takim me oficerin serb i cili kërkoi tre orë afat për tërheqje, por Harfi iu përgjegj me kërcënim: “Nuk duhet të humbim kohë. Keni 30 min. afat. Duhet të dorëzoni armatimin dhe ushtarët që keni në pikën e vrojtimit.
Helmud Harf…Kanë kaluar 2 min. keni edhe 28 tjera. Nëse në këtë hark kohor nuk zbatoni urdhërin do të keni pasoja”. Kështu i është përgjigjur ushtaraku gjerman oficerit serb
Helmud Harf…i cili nuk kishte rrugë tjetër përveçse të zbatonte urdhrin dhe të largohej me gjithë mbeturinat e tij ushtarake. Sakaq, uragani i njerëzve nga dogana e Morinit vërshon si “llavë vullkani,,.



