Etika dhe politika

Pasi postova një “story” në FB ku ndërlidha politikën me etikën, disa miq më pyeten nëse jam akoma aq idealist sa të besoj se ka etikë në politikë?
Dua tu siguroj miq të dashur se kërkesa për prezencën e etikës në politikë është jo vetëm një kërkesë e filozofisë ( politike), por edhe e vet politikës në praktikë dhe në jetën politike. Teorikisht, që nga Sokrati e deri te Levinas, politika nuk imagjinohet dot pa etikën brënda saj, ndërkaq në vet politikë, nga Degoli e deri te Biden e Merkel, është pikrisht etika ajo që bën diferencën e votës dhe përkrahjes për një politikan.
Mendoj se rezultati qe morëm dje, po ashtu, më parë se me ideologjinë dhe programin lidhet me etikën, me (mos) mbajtjen e premtimit dhe raportin me etikën, ndonëse disa qe nuk e kanë lexuar kurrë Makjavelin apo e kanë lexuar gabimisht mëzi presin ti lajnë duart nga etika dhe të bëjnë politikë pa etikë. Madje edhe Makjaveli i famshëm, fjalën e kishte për qëllime të mira, kur lejonte që qëllimi të arsyetonte mjetet për ta arritur atë.
Po të ishte ndryshe me çështjen e etikës, pse duhet njohur institucionin e dorëheqjes?
Më falni për mungesë modestie por unë kam paralajmëruar për sanksionet e politikës përmes etikës ditën qe është rrëzuar qeveria Kurti, në rrethana pandemie dhe është bërë një qeveri jo legjitime me njëmijë justifikime jo etike, pavarësisht se unë deri në atë ditë kam pasë më shumë simpati për LDK në sesa për A. Kurtin. Por ka qenë pikrisht shtysa etike për me ndrru anë.
Fitorja e djeshme apo gati dyfishimi i votës për Kurtin sipas meje lidhet fort me elementin e etikës në politikë. Ndryshe, si të kuptojmë pse qytetari del në atë përqindje, afersisht 50% për të votuar, në temperaturën minus dhjetë gradë celzius, dhe në kushte pandemie apo pse diaspora jonë vjen aq masovikisht për të votuar ( me postë apo fizikisht) dhe për të shpenzuar paratë e buxhetit familjar?
Uroj që politika të mësojë fort kësaj radhe për rolin e etikës në politikë dhe individët të kuptojnë se etika është investimi më afatgjatë për të qenë i respektuar në arenën politike e në jetën publike dhe jo poltronizmi, servilizmi, egoizi dhe plotë “izma” tjerë me të cilët është e mbushur jeta politike!
Prof.Dr.Kadri Metaj, status ne FB