Loredana dhe Mozzik bashkë në pushime

Mozzik dhe Loredana janë arratisur në pushime bashkë me vajzën e tyre, Hanën, shkruan lajmi.net.

Ata publikuan fotografi në profilet e tyre zyrtare në Instagram teksa shihet se kanë postuar imazhet nga i njëjti vend.

Dyshja nuk e kanë bërë publike se cili është vendi që kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë pushimi.

Ndryshe, Mozzik dhe Loredana festuan edhe Shën Valentinin së bashku./Lajmi.net/