Katër pacientë të infektuar me koronavirus kanë vdekur, njoftoi të shtunën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (48 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Sipas raportit të IKSHPK-së, nga 2.062 mostra të marra, kanë rezultuar 290 raste të reja me sëmundjen COVID-19.
Në 24 orët paraprake, janë shëruar edhe 336 pacientë.
Rastet e para me koronavirus, Kosova i regjistroi më 13 mars, 2020.
Që atëherë, Kosova ka shënuar 64.095 raste me koronavirus.
Prej tyre, 1.544 pacientë kanë vdekur dhe 55.560 janë shëruar.
Raste aktive janë 6.991.