Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.121 teste të kryera janë regjistruar 357 raste të reja me Kovid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 122 pacientë. Ndërsa betejën me Kovid-19 e kanë humbur 5 persona. Viktimat janë nga Struga, Shtipi, Gostivari, dhe Shkupi, mes moshës 67 dhe 76 vjeçe. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 96.872 raste, prej të cilëve 87.446 janë shëruar, kurse 2.976 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 6.450 raste aktive.
Lajme Pesë viktima dhe 357 raste të reja me virus