Diaspora nga Zvicra sjell pajisje moderne për shkollën e fshatit Llojan të Likovës (Foto)

Nga shoqata “Llojani në Diaporë” me seli në Zvicërr arriti një donacioni për SH.F. “Rilindja” Llojan.
Drejtori i SH.F. Rilindja Llojan, Idriz Sulejmani, u shpreh se janë teper mirënjohës për këtë kontribut fisnik i cili dukshem do ta lehtesojë procesin mësimorë për nxënësit e kësaj shkolle. “Falemnderit shoqates dhe gjithë atyre qe kontribuan per arritjen e këtij donacioni”, tha Sulejamni.
Nja faleminderim i veçantë shkon per të gjithë vëllezërit tanë që punojnë nëpër institucione shtetrore të cilët u angazhuan për ta mundesuar arritjen e këtij donacioni.
“Faleminderojmë përzemersisht gjermanin, zotri Wolfgang Bachl, që me kënaqsi ju bashkua donacionit me një kontribut prej 1000 euro për shërbime transporti.
Ne si shoqata “Llojani në Diasporë” me seli në Zvicërr dhe shoqata “Llojani dhe Diapora” me seli në Llojan shprehim kënaqësin që po ndihmojnë këtë shkollë e cila nxorri shumë gjenerata të sukseshme të cilët i shërbyen vendit dhe kombit shqiptarë.
Ky inventarë është për juve nxënës të dashur, vazhdoni të mësoni se mësimi është dritë për jetë”, theksojnë nga
shoqata “Llojani në Diasporë”.