Ministrja belge e Punëve të Jashtme, Sofi Uilmes u takua sot me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani. Nga kabineti i saj informuan se ministrat kanë biseduar për perspektivat e vendit në BE si dhe për investimet belge në Maqedoninë e Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Belgjika e shpërndan vlerësimin e Komisionit Evropian për reformat për inkuadrim n të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
“Zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE nga viti 2005, Republika e Maqedonisë së Veriut e tregoi vullnetin e saj viteve të fundit të bëhet pjesë e projektit evropian, duke përfshirë përmes shumë reformave ambicioze për afrim drejt përfitimeve evropiane. Këto përpjekje janë vlerësuar pozitivisht nga ana e Komisionit Evropian”, kumtuan nga kabineti i ministres.
Sofi Uilmes porositi se Belgjika e mbështet perspektivën evropiane e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, por konsideron se aplikimi i tyre për anëtarësim duhet të vlerësohet në bazë të meritave personale dhe në mënyrë strikte e kushtëzuar sipas përparimit real në terren. Ai duhet të jetë i pakthyeshëm, mes tjerash në lidhje me qeverisjen e së drejtës dhe të drejtat e njeriut.
Osmani dhe Uillmes kanë konstatuar se Belgjika është partner i rëndësishëm ekonomik për Maqedoninë e Veriut dhe kanë shfaqur shpresë se do të vazhdojnë marrëdhëniet e mira. Belgjika, gjtihashtu kërkon nga Maqedonia e Veriut të ketë kujdes në mbrojtjen e investimeve.
Brukseli dhe Shkupi kanë bërë përpjekje edhe të vazhdojnë në këmbimin e praktikave të mira në fusha si të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore.
Në vitet në vijim Belgjika dhe Maqedonia e Veriut planifikojnë të marrin pjesë në Këshillin për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara, të dy ministrat kanë biseduar për dëshirën të bashkëpunojnë edhe në këtë pjesë.
Gjithashtu i diskutuan edhe çështjet rajonale mes dy çështjeve. Uillmes e ka përshëndetur marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për miqësi me Republikën e Bullgarisë.
“Pajtimi dhe stabiliteti i Ballkanit është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian, sepse e domosdoshme është dialogu mes Maqedonisë së Veriut dhe fqinjve të saj të jetë i përhershëm që të arrihen këto qëllime”, ka deklaruar shefja e diplomacisë belge në takim me Bujar Osmanin.





