Gjatë ditës, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka siguruar se dokumentacioni për sigurim të vaksinave nga kompania Fajzer nëpërmjet Serbisë, është kompletuar dhe me këtë janë tejkaluar edhe pengesat për realizimin e pranim dorëzimit.
Megjithatë, pritet aprovim i sërishëm nga Fajzer.
“Për momentin jemi në pritje që kompani Fajzer sa më shpejtë të jetë e mundur të japë aprovim të dokumentuar deri te Serbia, pas çfarë menjëherë do të realizohet pranim-dorëzimi”, thonë nga Qeveria.
Ndërkaq shtojnë, se me aprovimin dhe me hyrjen e vaksinave në vend, nuk do të ketë pengesa shtesë në çështje administrative për përdorim të vaksinave anti-Covid.
Vaksinat duhej të pranoheshin sot, por ngjarja e paralajmëruar në Tabanoc, u anulua pak para mesnatës së ditës së sotme./TV21