Seldi Qalliu i jep fund fejesës së tretë?

Seldi Qalliu dhe Sindi Çela vitin e kaluar kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë, shkruan lajmi.net.

Por, së fundi është parë se në rrjete sociale, çifti kanë fshirë çdo gjurmë të njëri-tjetrit, duke lënë të kuptohet se i kanë dhënë fund lidhjes.

 

Sindi ishte e fejuara e tretë e këngëtarit, ngase paraprakisht kishte edhe dy lidhje të dështuara më parë.

Para se të konfirmonte lidhjen, Seldi e kishte bërë Sindin pjesë të klipit “Nutella”, në të cilin u shfaqën në momente intime.

Seldi më parë ishte i fejuar me Dafina Zekën dhe Mimoza Shkodrën, por që për shkak të mosfunksionimit të lidhjes, kishte ndarë rrugët me to.

Ditë më parë, e pyetur nga ndjekësit nëse është ndarë nga Seldi, Sindi e kishte mohuar një gjë të tillë.

Megjithatë, të vërtetën pritet ta konfirmojnë vetë çifti. /Lajmi.net/