Stefano Pioli vlerëson drejtorët e Milanit dhe lojtarët e tij ‘të rinj, por shumë profesionistë’ në garën për Skudeto.
Rossonerët duhet të mposhtin Crotone të dielën nëse dëshirojnë të rimarrin vendin e parë në Serie A, pasi Inter tashmë fitoi ndeshjen e tyre me rezultat 2-0 ndaj Fiorentinas natën e kaluar, transmeton lajmi.net.
“Milani është ndër skuadrat më të reja në Evropë, por ata janë gjithashtu shumë profesionistë. Ekziston dëshira për ta bërë këtë sezon me të vërtetë të veçantë ”, tha Pioli për Radio 105.
Trajneri Pioli thotë se ai nuk dëshiron të vijë si dikush që gjithmonë përpiqet të jetë modest dhe i përulur. “Të gjithë e dinë mirë që kam kontribuar në këtë klub dhe kma punuar në detaje, por fakti që atmosfera është aq e mirë, sa të gjithë kemi punuar në të njëjtin drejtim, veçanërisht gjatë momenteve të vështira”, shprehet trajneri Milanit.
“Klubi gjithmonë na ka mbështetur, mbrojtur dhe na ka lejuar të punojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, përfundon ai.