Gerard Pique në një intervistë së fundmi ka konfirmuar se nuk ka plane që të largohet nga Barcelona.
Ish reprezentuesi spanjoll ka pasur një karrierë shumë të suksesshme me Barcelonën, duke u bërë kështu një nga mbrojtësit më të mirë në botë, shkruan lajmi.net
Së fundmi është raportuar për një largim të mundshëm të Lionel Messit nga Barcelona dhe sigurisht qe ky lajm nga Pique do t’i gëzojë tifozët katalunas.
Duke folur në një intervistë të fundit në faqen zyrtare të klubit, 33-vjeçari ka konfirmuar planet e tij për kur të arrijë në pension.
“Unë do të dal në pension në Barcelonë,” deklaroi Pique. “Unë gjithmonë e kam thënë atë. Unë luaj futboll sepse jam duke përfaqësuar Barçën. Unë nuk e shoh veten në një ekip tjetër. Nuk do të kisha motivim, do të ishte një dramë ”.