Në repartet infektive në vend mjekohen 583 pacientë me virus

Në 24 orët e fundit në Kovid-qendrat në spitalet në të gjithë vendin është raportuar se mjekohen gjithsej 328 pacientë pozitivë me virusin korona, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 19 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 38 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 19 pacientë, në Veles ka 29 pacientë dhe 45 pacientë në Kumanovë që janë pozitivë dhe dyshues ndaj Kovid-19. Në kovid qendrën në Ohër janë hospitalizuar 50 pacientë, 19 në Prilep në kovid qendrën në Gostivar 18, ndërsa në Strugë 18 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë u shtruan 19 pacientë, në Koçani gjashtë, në Kërçovë tetë, Kavadar 25, në Gjevgjeli gjashtë persona, ndërsa në Dibër 13 pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus që mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 583 dhe ka rreth 520 shtretër spitalorë të zbrazët në kovid qendrat.

Gjatë ditës, bëhen lirime të pacientëve të shëruar, me çka do të lirohen shtretër shtesë.

Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike disponojnë me vende spitalore tek të cilat ka qasje të oksigjenit. Ministria ka pasqyrë në situatën me kapacitetet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej, thuhet në kumtesë./SHENJA