407 raste të reja me virus dhe 7 viktima në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 540 teste të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 407 kanë rezultuar pozitivë, ose 16 % e tyre.

Po ashtu në 24 orët e fundit 7 pacientë e kanë humbur betejën me virusin, ndërsa janë shëruar 399 persona.