Mbrëmë ka ndërruar jetë Shaip Agushi (i lindur ne Preshevë në vitin 1941), i njohur si Shaip Berberi. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e tij. Përndryshe, Shaip Agushin e njohi kumanovarët, por edhe shumë të tjerë nga rrethina e Preshevës, Bujanocit dhe Shkupit, si një ndër berberët më të vjetër të Kumanovës. Ishte i dashur dhe shumë i sjellshëm me njerëzit, sidomos klientët, si dhe punëtor i madh, i cili zanatin e tij e ushtroi deri në ditët e fundit të jetë.




Ceremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Drekës në Varrezat e Qytetit të Kumanovës.






