Njëher i “grahin” rakisë, pastaj veturës: Policia kapi tetë shoferë në Strumicë, pesë në Tetovë

Mbi 160 dënime në komunikacion janë shqiptuar edhe në Shkup e rrethinë. Prej tyre shtatë janë për vozitje nën ndikim të alkoolit

Policia gjatë ditës së djeshme ka kryer kontrolle të shtuara për kapjen e shoferëve që vozisin nën ndikim të alkoolit. Kontrollet janë zhvilluar në Strumicë dhe në Tetovë. Atyre u janë marë përkohësisht lejet e vozitjes.
Përveç tyre, në Strumicë janë shqiptuar edhe 40 dënime për vepra tjera në komunikacion, kurse në Tetovë 15.
Mbi 160 dënime në komunikacion janë shqiptuar edhe në Shkup e rrethinë, raporton gazeta Lajm.
Prej tyre shtatë janë për vozitje nën ndikim të alkoolit, 24 për vozitje pa patentë shoferi, 28 për vozitje të shpejtë, 10 për vozitje të veturave të paregjistruara, 24 për parkim të parregullt, etj.