Hodai: Ulet bojkoti, nxënësit po frikësohen nga kërcënimet

Është ulur numri i nxënësve që bojkotojnë mësimin në disa shkolla të vendit. Këtë e ka pranuar sot kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Blendi Hodai, i cili kjo është si pasojë e kërcënimeve që nxënësit po i marrin nga drejtorët dhe proferosët e shkollave të tyre. Përfaqësuesit e Unionit u kanë kërkuar deputetëve që në Kuvend të hapet debat publik dhe të diskutohet për maturën shtetërore.

“Të njejtat qytete vazhdojnë me bojkot edhe sot, por ka diçka që dua të potencoj. Mendoj se disa shkolla të mesme që kanë bojkotuar dje dhe pardje, sot nuk bojkotojnë përshkak të presioneve nga ana e mësimdhënësve dhe nga ana e prindërve. Do ti grumbullojmë të gjitha informacionet dhe do të tregojmë edhe sot se sa është numri i maturantëve që bojkotojnë”, deklaroi Hodai. /SHENJA/