Kishte fikur kamerat e sigurisë, policia zbulon detaje të reja nga festa e ditëlindjes së Rita Orës

Policia kishte mbërritur në ora 11:30 në vendin ku Rita Ora po festonte ditëlindjen e saj të 30-të, transmeton lajmi.net.

Ata kishin parë dy vajza hipur mbi tavolinë duke kërcyer dhe asnjë masë mbrojtëse ndaj Covid-19.

Policia tutje shton se kamerat e sigurisë ishin fikur për të pamundësuar xhirimin e e fytyrave që ishin pjesëmarrës në festën e këngëtares, me kërkesën e stafit përfshirë edhe Rita Orën ishin fikur kamerat.

Një punëtor i lokalit ka dëshmuar në polici për ngjarjen duke thënë se Ritës i kanë kërkuar 5,ooo euro për mbrëmjen e cila kishte pranuar pa hezitim.

Po ashtu dëshmitari jep detaje tjera duke thënë se prej orës 19:00 deri në orën 21:00 ishin mbledhur vetëm 17 njerëz.

Ndryshe, Rita Ora ka kërkuar falje lidhur me këtë duke thënë se ndihet keq./Lajmi.net/