Luana Vjollca përmes këtij detaji tregon se është gati për të ndryshuar jetën e saj

Moderatorja e njohur shqiptare dje habiti ndjekësit duke u paraqitur me një stil të ri të flokëve, shkruan lajmi.net.

Luana vendosi t’i presë flokët shkurt dhe pamja e saj e re u pëlqye shumë nga fansat.

Ndërsa ajo që mori vëmendjen thuajse më shumë se pamja e saj është mbishkrimi i fotografisë.

“Një femër që pret flokët…”, teksa priti që t’i plotësonin fjalinë ndjekësit.

“Një femër që pret flokët është gati për të ndryshuar jetën e saj.”- ia plotësoi fjalinë një ndjekëse, ndërsa Luana e miratoi duke shkruar “Korrekt.

Kurse pas një kerkimi të emrit të Krenar Cocaj në listën që Luana ndjek, ai nuk gjendet mes njerëzve./Lajmi.net/