Kosova regjistron gjashtë viktima dhe 392 të infektuar me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të dielën 392 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1,618 mostrave.

Sipas këtij Instituti ne 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë viktima, duke e çuar në 1,456 numrin e të vdekurve me këtë virus, prej kur ka shpërthyer pandemia.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Mitrovicë 1 rast (83 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç), Vushtrri 1 rast (62 vjeç)”, është thënë në njoftimin e këtij Instituti.

Sipas IKSHPK-së, të dielën nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, janë shëruar 222 persona, derisa raste aktive janë 5,679.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 58.088 persona të infektuar me këtë virus.