Rep-artistja Tayna është ndër emrat më të njohur të industrisë së muzikës shqiptare, e cila numëron shumë hite, shkruan lajmi.net.
Tashmë, artistja ka konfirmuar duetin e parë ndërkombëtar me artistin francez, L’Algerino.
Kënga titullohet “Moona”, ndërsa do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip dhe pritet të publikohet shumë shpejt.
Projekti i fundit i Taynës titullohet “Johnny”, këngë e cila numëron mbi pesë milionë klikime në YouTube.