Getinjo njihet si një ndër rep-artistët më të dashur shqiptar i cili gjithmonë ka treguar se familja është gjëja më e rëndësishme në jetën e tij, shkruan lajmi.net.
Së fundmi ai ka publikuar një imazh në rrjete sociale ku shihet me dy prindërit e tij.
Krahas fotografisë Getinjo zgjodhi të shpërndante një imazh të rëndësishëm me fansat e tij duke thënë se nëse një njeri nuk është i gatshëm të gëzoj familjen atëherë ai nuk di të gëzoj askënd.

Vlen të theksohet se reperi së fundmi zbuloi se ky vit i ri ishte i pari që e festoi me prindërit pas disa vitesh mungese në shtëpi për festa./Lajmi.net/




