Labi sot dhuron donacionin e radhës në Podujevë.
Labinot Tahiri nuk ndalet as në këtë fillimvit, mëngjesin e sotëm mori rrugën për në Podujevë, shkruan lajmi.net.
Ashtu siç e kishte paralajmëruar, këngëtari do të bëjë dhurimin e një autoambulance në QKMF të komunës së Podujevës.
“Mirëmengjesi të dashur njerëz!
Të buzëqeshur edhe kur nuk êshtë gjendja e mirē në vend, ama kjo bëhet për tê dhuruar vullnet të mirë dhe me ju than se nê çdo situatë jemi se bashku me qytetarë.
Rrugës për në Podujevë, pêr ta dorëzuar autoambulantën si donacion për QKMF-në🙏🏻
Shihemi pas pak🕊 në LLAP❤️”, shkruan ai.
Ai po ashtu hyri ‘live’ në Facebook, teksa gjendej rrugës për në llap dhe shihej me disponim, duke kënduar.



