Privohen nga liria dy persona të cilët sulmuan dhe therrën me thikë pronarin e një kafe-bari në Dibër

Pas tetë orëve jo të plota nga incidenti që ndodhi dje rreth orës 10 në një kafe-bar në qendër të Dibrës janë privuar nga liria dy persona, ka informuar Stefan Dimovski, zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme – Ohër.

“Dje në orën 17:30 në vendkalimin kufitar “Jazhince”, pas kontrollit të kryer, në lidhje me veprën penale të kryer “vrasje në përpjekje” sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal mbi B.P., pronar i objektit hotelerik në Dibër, nga liria ishin privuar A.S.(39) nga Dibra, me vendbanim në Republikën e Kosovës dhe U.D.(68) nga f. Jazhince, Tetovë”, deklaroi Dimoski.

Shton se Reparti për Punë të Brendshme në Dibër punon në zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të ngritet padi përkatëse.

Dje në kafe-barin në qendër të qytetit ishte sulmuar pronari i kafenesë B.P.(47) të cilit i kishin shkaktuar plagë me thikë.

Siç konfirmuan nga Spitali i përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar B.P. ka pasur plagë të hapur në anën e majtë të qafës, plagë në anën e djathtë të gjoksit dhe lëndime të vogla në dorën e djathtë.

Pas ndihmës së parë të dhënë mjekësore i lënduari ishte dërguar në Qendrën Klinike në Shkup, në shoqërim të dy mjekëve dhe infermieres. Pas intervenimit të domosdoshëm të kryer kirurgjik, ai është në gjendje stabile shëndetësore.