Milan po kërkon ta forcojnë skuadrën e tyre me lojtarin nga Premierliga

Gjigantët italian janë në vendin e parë për momentin në Seria A dhe do të mundohen të përforcojnë skuadrën e tyre edhe më shumë që të fitojnë Skudeton e parë që nga sezoni 2010/11.

The Sun raporton se Zaha ka impresionuar me aftësitë e tij klubin rosoner dhe ata janë të gatshëm ta transferojnë lojtarin, përcjell lajmi.net.

Zaha ka qenë i lidhur me shumë klube merkaton e kaluar, sidomos me Borussia Dortmund mirëpo në fund vendosi që të mos largohej.

Ai deri tani ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 2 sosh në 14 ndeshje të luajtura këtë sezon.

Stefan Pioli, trajneri Rosonerëve, nuk duket t’i interesoi mosha e Zahas por kualitetet e tij që do të ndihmonin shumë fazën e sulmit.

Ai e sheh 28 vjeçarin si pjesë e një ‘puzzle’ që po i mungon klubit, mirëpo megjithatë një transferim i tij i mundshëm është akoma në fazën fillestare.