Për natën e Vitit të Ri borë në male, në pjesën tjetër moti i thatë dhe me temperatura deri në minus dy

Natën e Vitit të Ri reshje të borës do të ketë vetëm në vendet më të larta. Në vendet më të poshtme, sipas meteorologëve, moti do të jetë i thatë, ndërsa në pjesën perëndimore do të ketë kushte për shi të dobët.

Nga DPHM informojnë se gjatë natës së Vitit të Ri në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë i thatë, përveç se në pjesët perëndimore ku moti do të jetë me vranësira me kushte për paraqitje të shiut të dobët dhe borës në disa vende më të larta. Temperatura minimale natën mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit në disa vende do të bie deri në minus dy, ndërsa më e larta do të jetë deri në tre gradë. Në ditën e parë të vitit të ri temperatura do të lëviz mes 8 dhe 13 gradë.

Prej nesër në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i ngrohtë me periudha dielli më shumë në lindje dhe me erë mesatare deri të përforcuar jugore, ndërsa në pjesët perëndimore me shi të përkohshëm, në vendet më të larta të borës.

Temperatura do të jetë nën zero. Nesër ajo minimale do të lëviz prej një deri në shtatë, pasnesër prej dy deri shtatë, të enjten prej 3 deri në 8. Nën zero do të bien pas Vitit të Ri, gjegjësisht më 1 janar do të jetë minus dy deri katër, të shtunën prej minus tre deri në katër dhe të dielën prej minus një deri në gjashtë.

Temperaturat ditore gjatë gjithë javës do të lëvizin mes pesë dhe 16 gradë.