Ganezi humbi dy ndeshjet e fundit shkaku i lëndimeve dhe rrezikon edhe sfidën ndaj rivalit lokal, transmeton lajmi.net.
Pos tij, ndoshta edhe mesfushori Thomas Partey do mungojë, meqenëse ende s’është shëruar plotësisht nga lëndimi.
Mungesat e tyre i ka konfirmuar edhe trajneri Mikel Arteta, derisa vendimi përfundimtar mbetet të shihet.
Arsenali kohën e fundit nuk është në formën e duhur dhe duhet me patjetër t’i rikthehen rezultateve pozitive.