572 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Gjatë 24 orëve të fundit (21/22.12.2020) në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 572 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse kundër Kovid-19. Nga MPB-ja apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e të cilat kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.