Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, e përgënjeshtëroi zëdhënësin e VMRO-DPMNE-së se si kryetar i komunës e ka paguar shoqatën e tij të avokatëve për shërbime konsultante dhe tha se me gënjeshtra dhe manipulime partia opozitare e shpreh mungesën e ideve.
Shilegov në konferencën për shtyp tha se Qyteti i Shkupit dhe ai si kryetar nuk kanë lidhur kurrfarë marrëveshje, asnjë denar nga arka e qytetit, tha ai, nuk ka hyrë në shoqatën e tij të avokatëve.
“VMRO-DPMNE-ja me gënjeshtra dhe manipulime tregon mungesë të ideve dhe se të qarta janë druarja dhe pafuqia që të përgjigjen në politikat e reja të qytetit, të cilat po bëhen gjatë tre viteve të fundit dhe rezultatet e të cilave janë të dukshme dhe mirë të pranuara nga qytetarët”, tha Shilegov.




