Vajza e Mozzik dhe Loredanës, Hana, sot feston 2-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të veçantë nuk kishin se si të mungonin urimet speciale nga prindërit për vajzën e tyre të vogël.
Rep artisti Mozzik ka ndarë në Instagram një foto shumë të ëmbël përkrah Hanës dhe i ka dedikuar disa fjalë emocionuese.
“Urime datëlindja vajza ime e vogël Hana ! Para dy vite isha tek dhoma e lindjes tënde , kur linde thash me vete mos po e shoh vetën të vogël . Zoti të dhashtë shëndet dashuri ! Ti je krenaria ime , ti je suksesi im , ti je gjithçka për mua në këtë jetë . Në rritjen e fëmijëve e sheh njeriu se sa shpejt ikën koha . Të don Baba yt Urime datëlindjen e dytë”, shkroi Mozzik në llogarinë zyrtare.
Mozzik, Loredana tashmë kanë lënë anash problemet e të shkuarës kurse ata dhe Hana po jetojnë ditët më të bukura si familje.



