Genc Prelvukaj publikon këngën e re “Apokalipsa”

Genc Prelvukaj e ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Kënga mban titullin “Apokalipsa”, dhe vjen e realizuar me një video. Për tekstin e kësaj kënge është kujdesur si gjithmonë vet Genci.

Kënga u mirëprit nga publiku të cilët i kanë shkruar komente tejet pozitive Gencit.

Kujtojmë se ky projekt muzikor i tij erdhi pas infektimit të tij me Covid-19. Ai tani është drejt shërimit dhe gjendja po i përmirësohet.