Milla Carovska, ministrja më e pasur në Maqedoni, ja sa është pasuria e saj

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, është ministrja më e pasur në Maqedoninë e Veriut, bazuar në fletën anketuese të paraqitu në komisionin për antikorrupsion. Sipas kësaj liste, Carovska ka paraqitur pasuri në vlerë prej 2.683.742 eurove. Për dallim prej vitit 2019, në vitin 2020 pasuria e paraqitur nga Carovska është rritur për një million e 92 mijë euro. Mirëpo bëhet fjalë për shtëpi dhe banesë të prindërve të saj në Kanada, që janë shtua në fletën anketuese, e jo të Carovskës.
Në mesin e ministrave është edhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi me pasuri prej 199.703 eurove. Pasuria e tij është zvogëluar në krahasim me vitin 2019, shkruan rrjeti investigativ Scoop.
Ministri i ekologjisë, Naser Nuredini, posedon pasuri në vlerë prej 1.976.066 eurove. Si pasuri ai ka paraqitur shtëpinë në fshatin Kamjan të Tetovës, banesë në Tetovë, veturë BMË, si dhe banesë prej 148 eurove në kryeqytetin austriak, Vjenë.