504 raste të reja, 731 të shëruar dhe 46 viktima nga virusi në Maqedoninë e Veriut

Ministra e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë bërë 1470 testime, ndërsa janë regjistruar 504 raste të reja përcjell SHENJA.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 731 pacientë të shëruar.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit betejën kundër Covid-19 e kanë humbur 46 persona.