Një vit nga tërmeti katastrofik në Shqipëri

Në ditën e sotme, para një viti, Shqipërinë e dridhi tërmeti më i fuqishëm në disa dekadat e fundit.

Ishte ora 3:56, kur një tërmet i fuqishëm me fuqi prej 6,4 ballësh sipas Rihterit, që zgjati rreth 50 sekonda, i goditi Durrësin dhe Tiranën, duke ua marrë jetën 51 personave ndërsa u lënduan mbi njëmijë.

Pasojat e këtij tërmeti katastrofik ishin akoma më të mëdha, pasi u goditën 202.000 persona, shtëpitë e së cilëve u shkatërruan. Dëmi i vlerësuar material ishte mbi 1,2 miliardë euro.

Të shembur për tokë pati godina, shtëpi, hotele, shkolla dhe objekte të tjera, njerëz të cilët kërkonin ndihmë, autoambulanca, automjete të policisë dhe armatës dhe ekipe shpëtimi prej vendeve fqinje, midis tyre edhe nga Maqedonia e Veriut, ishte pasqyra e kësaj tragjedie, më 26 nëntor vitin e kaluar.

Orët e para ishin një kaos i vërtetë, pasi shumë njerëz nën rrënoja kishin betejë midis jetës dhe vdekjes, ndërsa të tjerë, gjithashtu, duhej të përballeshin me panikun e shkaktuar nga dridhjet e njëpasnjëshme.

Solidariteti nuk ngeci dhe filluan të arrijnë prej vendeve fqinje, më pas nga Italia, Greqia, Turqia, Franca dhe shumë vende të tjera prej ku ishin shumë ekipe kërkimi dhe shpëtimi të cilët me ditë kërkonin nën rrënojat për trupat e viktimave.

Pas një viti, plagët akoma janë të hapura. Durrësi dhe Tirana ishin dy komunat më të mëdha të cilat patën pasoja serioze, por jo më pak dëme kishte edhe në komunat Shijak, Krujë, Kamëz, Kavajë, Kurbin, Lezhë, Rogozhinë.

Kujtimet e 26 nëntorit vitin e kaluar janë tek të gjithë, të cilët sot pas një viti kujtohen se jetën dhe vdekjen i ndajnë vetëm disa sekonda.

Sot, një vit pas katastrofës kryeministri Edi Rama dërgoi mesazh për qytetarët shqiptarë.

“I paharruar kujtimi për viktimat e tragjedisë së një viti më parë. Ato ishin ditët dhe netët më të rënda të jetës time. Më e keqja është pas krahëve dhe më e mira është e gjitha përpara nesh si një familje. Ngadalë familjet po kthehen në shtëpitë e sapondërtuara. Durim gjithçka do ta kalojmë së bashku”, thotë Rama.

Ai shton se është dëshmuar se sa miq ka Shqipëria që në çastet e para por edhe më vonë kur në konferencën ndërkombëtare të donatorëve në shkurt në Bruksel janë grumbulluar mbi një miliardë euro.