Dan: Klani i Naser Kelmendit po e kërcënon me jetë Dritan Abazoviqin

Krerët e lëvizjes qytetare ‘Ura’ në Mal të Zi, të Dritan Abazoviqit, kanë bërë të ditur se disponojnë informacione sipas të cilave një klan kriminal rajonal synon të rrezikojë jetën e liderit të tyre dhe të familjes së tij. Drejtuesit e këtij koalicioni që përcaktoi fituesin në zgjedhjet e fundit parlamentare, kanë thënë se nëse i ndodhë diçka përgjegjësinë për këtë do ta mbajë drejtori i policisë malazeze dhe udhëheqësit e sektorëve të sigurisë.
Kurse e përditshmja malazez “Dan” Duke u thirrë në burime nga partia e Abazoviqit, shkruan se ai është kërcënuar nga një pjesëtar i “klanit të Naser Kelmendit” i cili gjendet në burg në Kosovë.
Sipas kësaj gazete, bëhet fjalë për person i cili ka shtetësi malazeze, por jeton në Kosovë.
Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Abazoviq është faktori përcaktues për formimin e qeverisë së re në këtë vend të NATO-s.