​91 vite nga lindja e Bilbilit të Kosovës

Nexhmije Pagarusha ka lindur në maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës, dhe ka vdekur më shkurt të vitit 2022, në moshën 89 vjeçare.

Mbretëresha e Këngës Shqipe, Nexhmije Pagarusha e cila njihej si ikona e muzikës shqiptare, sot do të festonte ditëlindjen e 91-të, me një karrierë të bujshme për tërë këto vite.

Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitet të tjera. Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera. ”Baresha”, është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga tekstshkruesi Rifat Kukaj.