Në Shqipëri është shënuar 9 vjetori I protestave tragjike të 21 janarit, ku humbën jetën 4 persona gjatë tubimit të opozitës së asaj kohe në bulevardin Dëshmoret e Kombit në Tiranë. Edhe në këtë përvjetor përfaqësuesit e mazhorancës sot në qeveri dhe familjarët kanë bërë homazhe në vendin ku u vranë protestuesit nga plumbat. 9 vjet më parë opozita protestoi në Bulevardin Dëshmoret e Kombit duke kërkuar largimin e qeverisë. Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë nisën vetëm pak minuta pas grumbullimit te mbështetësve te partisë socialiste. Protestuesit hodhën gurë e sende te forta ndërsa policia përdori gaz lotsjellës si dhe ujë me presion për te larguar turmën. Përplasja mes tyre vazhdoi për me shume se një ore ndërsa forcat e gardës qëlluan edhe më arme. Nga të shtënat humbën jetën 4 protestuesit por asnjeri prej tyre nuk ndodhej brenda perimetrit te sigurisë të selisë se qeverise. Socialistët e vlerësuan ngjarjen e atëhershme si krim shtetëror, ndërsa qeveria e asaj kohe si një grusht shteti. Por edhe pse kane kaluar 9 vjet nga ngjarja e rende, familjaret e viktimave ende kërkojnë drejtësi, ndërsa përsërisin çdo vit ritualin e homazheve para godinës së kryeministrisë.
Kosovë-Shqipëri 9 vjetori, homazhe për viktimat e protestës së 21 janarit