Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë mbrëmjes që lëmë pas 01/02.01.2022 gjatë periudhës prej orës 22.00 deri 03.00 në kuadër të kontrolleve policore janë sanksionuar 89 shoferë që kanë ngasur vetura në gjendje të dehur.
20 prej tyre janë në territorin e Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup, 15 në Strumicë, 12 në Tetovë…
Nga MPB shtojnë se kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë edhe ditët në vijim dhe apelojnë të pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat e komunikacionit./TV21