Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut pretendon se të paktën 70 mijë shqiptarë që jetojnë në këtë vend përballen me mungesën e shtetësisë. Deputeti Skender Rexhepi-Zejd paralajmëron se koalicioni opozitar Aleanca-Alternativa së shpejti do të propozojë në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Shtetësi, për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie ndaj shqiptarëve, shkruan gazeta LAJM.
70 mijë shqiptarë pa shtetësi? Opozita shqiptare paralajmëron zgjidhje ligjore (VIDEO)
70 mijë shqiptarë pa shtetësi? Opozita shqiptare paralajmëron zgjidhje ligjore (VIDEO)
Posted by Lajm TV on Monday, October 5, 2020
Skender Rexhepi – Zejd, deputet i AAA-ASH-së: Ne do të ngrisim zërin për punën e padrejtësisë së madhe që ju bëhet dekada me radhë shqiptarëve me mungesën e marrjes së nënshtetësisë. Shumë shpejtë do të propozojmë amendamente për ndryshimin e ligjit për nënshtetësi për tu mundësuar të gjithë banorëve (shumica absolute shqiptarë) që të marrin nënshtetësi duke pasur parasysh fakti që ato me dekada jetojnë në Maqedoni.
Zgjidhjen e këtij problemi, BDI-ja e sheh përmes intervenimit në kornizën aktuale ligjore. Deputeti integrist, Arbër Ademi, nuk dëshiron të spekulojë për numrin e shqiptarëve pa shtetësi në Maqedoninë e Veriut, por e pranon se ky problem vijon të mbetet i pazgjidhur.
Arbër Ademi, deputet i BDI-së : Çështja e shtetësisë është adresuar në më tepër raste, më tepër situate duke marrë epilog konkrete. Është e vërtetë se ka akoma qytetarë që nuk kanë shtetësi edhepse jetojnë dhe kanë pronësi këtu dhe të gjitha detyrimet e tyre si qytetarë i realizojnë këtu, por për fat të keq pa atë lidhje juridike që në fakt nënkupton shtetësia. Besoj që institucionet kompetente do të adresojnë këtë çështje. Në komunikim me institucionet përkatëse kompetente do të duhet të ndërmarrim hapa në këtë drejtim, ndoshta edhe në kuadër të kornizës aktuale ligjore do të duhet të ndërmerret dicka konkrete.
Për shkak të mungesës së shtetesisë shumë qytetarë shqiptarë ankohen se nuk mund të realizojnë të drejtat e tyre elementare. Pavarësisht përpjekjeve shumëvjecare, me shtetësi të Maqedonisë nuk ka arritur të pajiset as zonja Zife Sadiku nga fshati Sllupçan, që është nëna e deputetes opozitare Safije Sadiku. Në rrëfimin e saj për gazetën LAJM, ajo ditë më parë ka treguar se, në Maqedoni jeton prej 50 vitesh dhe se ka aplikuar shumë herë për nënshtetësinë e këtij vendi por është refuzuar pa ndonjë arsye serioze. /Gazeta LAJM
Përgatiti: Amir Idrizi