70 mijë euro për shënimin e përvejtorit të Marrëveshjes së Ohrit

Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive që drejtohet nga zv.kryeministri i parë Artan Grubi, me një spektakël të madh muzikor në sheshin Skenderbeu në Shkup do ta shënojë 21 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, shkruan portali A1on.

Kjo ministri organizon spektaklin muzikor “Peace Festival” dhe shkollën për liderët e rinj “Peace Forum Dialogue” në Mavrovë, që qytetarëve do tu kushtojnë 70.000 euro. Këtë për portalin A1on e kanë konfirmuar nga kabineti i zv.kryeministrit të parë, Artan Grubi.

“Për të shënuar të gjitha manifestimet për Marrëveshjen e Ohrit nga buxheti i Ministrisë së Sistemit Politik dhe marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve janë të ndara mjete në vlerë prej 4.200.000,00 denarë dhe për realizimin e festës së 21-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë përgjegjëse është Agjencia. E njëjta, sipas marrëveshjes së lidhur tashmë ka publikuar shpallje për regjistrimin e të rinjve për pjesëmarrje në shkollën e parë për liderë të rinj “Peace Forum Dialogue” në përputhje me programin e Qeverisë të miratuar nga Kuvendi”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për sistem politik.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë LINK.