7 viktima dhe 632 raste të reja me virus

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 6.531 testime të realizuara, 632 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 248 pacientë të shëruar nga korona virusi, ndërkaq, 7 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./TV21