67 vjet burg për të akuzuarit në “Target-Fortesa”

Në Gjykatën Penale në Shkup është shpallur aktvendimi për njërin ndër rastet më të mëdha të ish Prokurorisë Publike Speciale, “Target-Fortesa” që ka të bëjë me skandalin e përgjimeve ilegale.

Në këtë rast ku të akuzuar janë 12 persona, është shpallur dënim me 67 vjet burg.

Prej tyre, me nga 15 vjet burg janë dënuar ish agjentët në arrati, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, me 12 vjet bug ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, me 6 vjet burg është dënuar Toni Jakimovski, me 4 vjet burg ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe me 3 vjet burg Nadica Nikoliç, transmeton TV21.

Me nga dy vjet burg me kusht nëse nuk e përsëritin veprën janë dënuar: Valentin Varelo, Marjan Sumunikovski, Silvana Zlatkova, Vasil Isakovski dhe Valentina Simoonovska./TV21