6000 euro në faturë për një foto me të? Ermal Mamaqi ‘zbulon’ të vërtetën

Para disa ditësh në mediat shqiptare qarkulloi lajmi se aktori Ermal Mamaqi i kishte shtuar klientit në faturë 6 mijë euro për të bërë një foto me të.

Për këtë lajm reagoi vet Ermali me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, shkruan lajmi.net.

Ermali tha se bëhet fjalë për një rreng dhe se mesazhi i dërguar te portali ishte shkruar nga vetë ai.

 

“Para disa ditësh ishim këtu te restoranti im dhe mendova ti bëj një rreng një portali më të ndjekur në Shqipëri, respekte gocave dhe çunave që punojnë atje. Mora një faturë dhe shkruajtëm një rresht aty poshtë sikur i kishim faturuar një klienti 6 mijë euro që kishte bërë foto me mua. I dërguam portalit duke i shkruar fiks këtë mesazh. Dhe ata e postuan lajmin, madje duke i shtuar dhe fjalë të tjera, të cilat ne nuk i kishim thënë.E dini nga e di, sepse e shkrova vetë atë mesazh dhe numri me të cilin e kemi dërguar është i lokalit tonë.”, tha Ermali ndër tjerash në video.