6% e familjeve në varfëri, përballen me mungesë të nevojave bazë

Screenshot

Gjashtë për qind e familjeve në vend jetojnë në varfëri shumëdimensionale. Varfëria për shumë familje nuk nënkupton vetëm të ardhura të pamjaftueshme, por vështirësi për të përmbushur edhe nevojat më themelore të përditshme.

Të dhënat dolën në pah nga hulumtimi i Fakultetit të Filozofisë të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi. Përballë çmimeve dhe shpenzimeve të vazhdueshme, familjet me buxhet të kufizuar detyrohen të bëjnë zgjedhje mes ushqimit, barnave, veshmbathjes apo ngrohjes së shtëpisë. Kjo e bën jetën e tyre të shoqërohet me pasiguri të vazhdueshme, veçanërisht gjatë muajve të dimrit, kur shpenzimet për ngrohje rriten dhe nevojat familjare mbeten të njëjta.

“Në kuadër të projektit tonë, ne e matim varfërinë shumëdimensionale. Ajo tregon se 6% e popullsisë përjeton një privim të tillë. Konsideroj se kombinimi i mungesës së kushteve dhe, qasjes adekuate për ngrohje gjatë vitit, përbën një faktor jashtëzakonisht të madh rreziku që këta persona të vazhdojnë të jetojnë në varfëri.

Varfërinë e përjetojnë si pasiguri të vazhdueshme dhe si detyrim për të zgjedhur mes ushqimit dhe barnave, mes një vakti për fëmijët dhe veshmbathjes së përshtatshme, apo mes ushqimit dhe ngrohjes së shtëpisë gjatë dimrit.” – Maja Gerovska Mitev profesoresh univerzitare.