Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në qendrat e kovidit janë shtruar 343 pacientë pozitiv dhe të dyshuar për koronavirus. Ndërsa, numri total i të infektuarve nëpër kovidt qendrat e të gjithë vendit është 595 dha ka gjithsej 450 shtretër të lirë. Institucionet kompetente gjithashtu bëjnë të ditur se nëpër të gjitha repartet ka oksigjen të mjaftueshëm për pacientët në nevojë.




Ministria e Shëndetësisë
“Sipas të dhënave në baza ditore që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë, është njoftuar se në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 24 të sëmurë, në Shtip 35, në repartin e infektivit në Tetovë po kurohen 25 pacientë, në Veles 24, Kumanovë 48, Ohër 50, Prilep 17, Gostivar 16, Strugë 18. Në spitalin e Strumicës janë hospitalizuar 19 persona, në Koçanë 2, Kërçovë 8, Kavadar 14, Gjevgjeli 6, kurse në Dibër 13 persona pozitv dhe të dyshuar për koronavirus”
Edhe pse gjendja me pandeminë në vendin tonë është stabile siç bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore, ata gjithashtu vazhdojnë të apelojnë se rekomandimet mbeten të njejta për mbrojtjen ndaj Kovid-19, sidomos pas paraqitjes së llojit të ri britanik së koronavirusit në vend. /SHENJA/






